Nuk janë vetëm Musine Kokalari e Sabiha Kasimati, por edhe një tjetër intelektuale e shquar nga Gjirokastra, Selfixhe Ciu, që është dënuar dhe internuar barbarisht nga Enver Hoxha.
Tri intelektualeve iu shkatërrua jeta nga diktatori i lindur në vendlindjen e tyre. Dhe historia tragjike nuk mbaron këtu. Ka një tjetër histori të varrosur nga diktatura, persekutimi i 5 grave që kanë pasur aktivitetin më të rëndësishëm në shtypin e viteve ꞌ30 – ꞌ44.
Historia e tyre zbulohet në aktivitetin “Mendje të bukura”, kushtuar 5 gazetareve të para shqiptare: Musine Kokalari, Selfixhe Ciu, Ollga Plumbi, Afërdita Asllani dhe Mila VangjeliPrela.
Në Sallën COD të Kryeministrisë në një panel me deputeten Mesila Doda, shkrimtaren Vera Bekteshi, Marenglen Kasmin, anëtar i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ishSigurimit të Shtetit u hodh dritë mbi veprimtarinë e tyre.
Duke kujtuar misionin e veçantë në emancipimin e shoqërisë shqiptare, deputetja Doda bëri apel që të hapen dosjet e ishpersekutorëve të këtyre grave të shquara.
Dita e parë e aktivitetit “Mendje të hapura” ka nisur me kujtimin e Selfixhe Ciut (1918 2003), mike fëmijërie e Musine Kokalarit, që pati të njëjtin fat me të.
E përfshirë në Luftën Antifashiste u përjashtua nga Partia në 1945n, me të shoqin, Xhemal Broja dhe u internua në Kurvelesh e Lushnjë. Vera Bekteshi kujton profilin e kësaj gruaje të guximshme.
Shumë aktive gjatë viteve ‘30‘44, Selfixheja me 4 koleget e tjera gazetare u shmangën nga jeta publike. Idealiste dhe të guximshme ato gra tronditën shtypin e kohës me artikujt për demokraci e emancipim.
Përdornin pseudonime: Afërdita Asllani njihej ne shtyp si Afras, Shega e Drita. Ollga Plumbi njihej në shtyp si Shpresa, Zita e O.P. Mila VangjeliPrela filloi të botonte në vitin 1936.
Pas 1994-s u mënjanua nga jeta politike. Takimi në kujtim 5 gazetareve, është i pari i një serie mbrëmjesh të dialogut për të shkuarën dhe shoqërinë e sotme shqiptare.