Rrëfimi për Erblinin 6 vjeçar nga Kosova që shpëtoi nga operacioni në zemër

Rrëfimi për Erblinin 6 vjeçar nga Kosova që shpëtoi nga operacioni në zemër

Studentët e një universiteti në Roslyn të Long Island edhe pse ende nuk janë doktorë të njëmend kanë arritur që të shpëtojnë jetën e një fëmije.

E fëmija është një gjashtë vjeçar nga Kosova i cili ka udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një ndërhyrje kirurgjike në zemër.

Erlblin Sllamnikut përpos që i është shpëtuar jeta ka mësuar edhe një gjë  tjetër: trajtimin plot dashuri nga studentët, raporton “abc7ny.com”.

Media të shumta në Amerikë kanë shkruar për Erblinin që së bashku me babanë e tij kanë udhëtuar 5 mijë milje nga Kosova në kërkim të shërimit dhe atë e kanë gjetur në shkollën “St.Anthony High School” që kanë dhuruar mbi 5 mijë dollarë.

“Isha i tmerruar dhe i frikësuar, sa kam qenë në Kosovë, sepse mendoja se ai do të vdes, pasi asnjë mjek nuk mund ta ndihmonin birin tim”, citohet të ketë thënë Fadil Sllamniku, raporton Insajderi.

“Ai kishte një vrimë në mes të aortës dhe arterieve pulmonare dhe kishte një madhësi sa të një kashte”, tha doktor Sean Levchuck, kryetar i Qendrës Karidologjike dhe Pediatrike.

Doktori Levchuck kreu një procedurë minimalisht invazive tek Erblini e cila është bërë e mundur pas ndihmës së një grupi humanitar “The Gift of Life”.

Një tjetër gjë që mediat amerikane e kanë cilësuar si të mrekullueshme është fakti se pesë studentë kanë marrë pjesë në operacion. Ata nuk mund ta fshehin gëzimin.

“Kjo është më të vërtetë një ditë që unë kurrë nuk do ta harroj”, tha studentja Hannah Smith.

“Pak para operacionit ne ishim në gjendje që ta takonim dhe ai ishte aq i mirë, por jemi të lumtur që ai tash ka më shumë energji dhe asnjë pengesë për jetë”, tha një tjetër studente Genesis Ovalle.

E Erblini tha se mezi pret të kthehet në Kosovë për të luajtur futboll.

“Kam qenë shumë i lodhur, por tani ndihem përsëri mirë”,citohet të ketë thënë Erblini, raporton Insajderi.

Operacioni i tij ka zgjatur vetëm 35 minuta dhe është kryer përmes rrezeve X.

Tashmë Erblini ndihet shumë mirë dhe kur u pyet se çka i pëlqyer më së shumti në Amerikë, ai kishte një përgjigje të thjeshtë dhe të shkurtër.

“Më pëlqen shumë ushqimi”, tha Erblini.

Erblini dhe babai i tij do të qëndrojnë në Amerikë deri me 8 prill e më pas do të kthehen përsëri në Kosovë./Insajderi.com