Rrëfimi i një pjesëtari romë se si UÇK-ja i rrëmbeu vëllanë dhe kushëririn

Vite pas luftërave në Jugosllavi, romët ende presin drejtësi për familjarët e zhdukur dhe për ata që kanë humbur në sulmet hakmarrëse.

Rrëfimi i një pjesëtari romë se si UÇK-ja i rrëmbeu vëllanë dhe kushëririn

Në një dhomë të përshtatur me dantella dhe lule të rreme, Ermali kthen kujtesën e tij 17 vite pas, kur në atë kohë vëllai i tij dhe kushëriri u rrëmbyen në Prishtinë, shkruan Al Jazeera.

Një vit më vonë, një organizatë e personave të humbur ua kishte kthyer trupat e tyre në fshatin ku ata jetonin, për t’i varrosur. Ermali rrefen se si ata ishin rrahur me mjete të forta, në vitin 1999.

Përderisa sytë e tij vetëm janë mbushur lot, i ulur në divan me këmbë të zbathura tregon se si asnjëherë askush nuk është ndjekur penalisht.

Vëllai i tij dhe kushëriri, që të dy romë, u vranë si pasojë e luftës në Kosovë.

“Hetimet, aq sa unë mund të mbaj mend, nuk janë bërë”, thotë një pjesëtar i komunitetit rom, Hisen Gashnjani, i cili kujton incidentet.

“Nuk kishte as ndonjë arrestim”, thotë ai.

Vëllai dhe kushëriri tij, ishin larguar me 3 korrik të vitit 1999, ditën kur një burrë serb kishte shkuar në lagjen e romëve në fshatin e Ermalit për të kërkuar punëtorë për ta ndihmuar atë që të largohet nga banesa e tij në Prishtinë.

Përderisa ata ishin duke punuar, një grup i shqiptarëve kishte ardhur tek ata, tregon Ermali. Ai thotë se shqiptarët donin të dinin pse burrat romë ishin duke punuar për një serb.

Pas disa mosmarrëveshjeve, shefi i tyre serb u kishte thënë atyre për të hyrë brenda dhe të bllokojnë derën. Ai kishte kontaktuar forcat paqeruajtëse të NATO-s që ishin stacionuar në vend për të kontrolluar çdo dhunë në mes të grupeve. Ushtarët britanikë qëndruan me ta deri sa mbaruan punë dhe më pas serbi dhe ushtarët e NATO-s u larguan.

“Ne nuk kishim asnjë mundësi për të shkuar në shtëpi”, thotë Ermali. “Pra, ne kemi filluar vetëm për të ecë”.

Papritmas, dy makina ishin afruar pranë tyre. Ai pa se ata ishin shqiptarë dhe se kishin filluar të grindeshin me “sulmuesit”. Burrat kishin marrë për duarsh vëllanë dhe kushëririn e tij në një nga makinat dhe ishin larguar.

Kjo ishte hera e fundit që ai i pa të gjallë ata.

“Unë besoj se rrëmbimi u organizua nga UÇK-ja”, thotë ai. /Insajderi.com