Rrëfimi nga skllavëria moderne

Rrëfimi nga skllavëria moderne

Të mërkurën një gjykatë e Bangkokut dënoi 62 persona për veprat penale, duke përfshirë krimin e organizuar transnacional dhe arrestimin me forcë, në gjyqin më të madh të Tailandës për trafikimin e qenieve njerëzore deri më tani.

Gjithsej 103 të pandehur u akuzuan për kontrabandë dhe trafikim migrues, shumë prej të cilëve i përkisnin grupit të pakicës së persekutuar myslimane, Rohingya, përgjatë kufirit Tailandë-Malajzi.

Gjyqi filloi në 2015, pas zbulimit të një varri masiv të cekët në provincën jugore, Songkhla në Tajlandë.

Zyrtarët thanë se varreza masive ishte pjesë e një kampi që funksiononte në xhungël, ku trafikantët mbanin emigrantë kryesisht nga Mianmari dhe Bangladeshi për shpërblesë, raporton OCCRP.

Emigrantët keqtrajtoheshin brutalisht gjatë kohës së robërisë, duke përfshirë rrahje dhe maltretim të rregullt, ndalimin e ushqimit dhe ujit të mjaftueshëm, dhe përdhunime ditore.

Kjo i ka detyruar viktimat të thërrisnin të afërmit e tyre me qëllim që t’i kërkonin shuma rreth 100,000 deri në 160,000 bahtë tajlandezë (2,976 – 4,762 dollarë) për lirinë e tyre.

Oficerë të policisë tajlandeze, një oficer gjeneral i ushtrisë dhe dy politikanë lokalë nga provincat jugore ishin midis individëve të dënuar si anëtarë të rrjetit shumë të sofistikuar të trafikimit.

“Fakti që ka shumë zyrtarë të lartë të përfshirë në këtë krim, do të ndihmojë në parandalimin e kriminelëve në rrjetet e trafikimit në të ardhmen,” tha Sunai Phasuk nga Monitorimi për të Drejtat e Njeriut.

Gjatë ditës, gjyqtari njoftoi kohëzgjatjen e dënimeve me burg, për të dënuarit duke që kanë filluar nga katër në 94 vjet.

Soe Naing, sipas policisë një person kyc i Rohingya-s, mori dënimin më të gjatë./Insajderi.com