Rrëfimi nga kampi i zbrazët i refugjatëve në Gjermani

Rrëfimi nga kampi i zbrazët i refugjatëve në Gjermani

Kampi i refugjatëve “Messtetten” i cili është hapur qe tri vjet tash është zbrazur. Të mërkurën, shtatë azilkërkuesit e fundit u larguan nga ish-kazerma e “Zollernalb” – tre burrat nga Iraku dhe katër nga Gambia u dërguan në dy qytete tjera gjermane, Heilbronn dhe Ulm.

“Në ditët e fundit, ndihem i trishtuar,” tha kreu i “Landeserstaufeinrichtung” (Lea) në Zvicrën, Andreas Binder, për Agjencinë Gjermane të Shtypit. “Shumë njerëz më kanë treguar historinë e tyre të jetës”, ka shtuar ai, raporton Insajderi.

Që nga tetori i vitit 2014 rreth 28,000 njerëz janë vendosur në këtë qendër të regjistrimit në “Meßstetten”.

Refugjatët të cilët kanë qëndruar në këtë kamp  kishin ardhur nga Siria, Iraku dhe Afganistani, por edhe nga vendet afrikane, si dhe nga Serbia dhe Kosova. Ndërkohë, kërkesa për vende të tilla regjistrimi ka rënë ndjeshëm.

Mirëpo kjo qendër tash është duke përgatitur ceremoninë mbylljes të saj pasi që të gjithë refugjatët kanë ikur nga aty.

“Meßstetten” ishte një kamp i refugjatëve i cili ishte shumë i përkushtuar dhe kishte ndihmë vullnetare nga të tjerët dhe nuk kishte asnjë incident”, ka thënë udhëheqësi i këtij kampi. /Insajderi.com