Rrëfimi i Bernard Kushnerit për krimet që i panë në veri

Rrëfimi i Bernard Kushnerit për krimet që i panë në veri

Ish-kryeadministratori i UNMIK, Bernard Kushner, ka rrëfyer për detyrën që ka pasur nga viti 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Por ka disa gjëra të cilat ai i ka shpalosur në librin e tij të botuar në vitin 2004, e që asnjëherë më nuk u fol për to.

“Luftëtarët e Paqes” është libri në të cilin Kushner i kushton jo më shumë se 6-7 faqe, ai aty përmend një detaj tronditës.

Ai shkruan se si gjatë futjes në veri të Mitrovicës, trupat franceze kishin hasur në forca serbe që mbartnin “skalpete grashë shqiptare të varura në hallkat e rripit” (pra lëkurën e kapakut të kokës me flokë).

“Autokolonat franceze të ngarkuara për këtë zonë gjatë futjes se aleateve me 12 Qershor 1999, nuk e ndoqën policinë e Beogradit por u ndalen në urë, duke futur radhazi ndonjë njësi të vëzhgimit më në veri, ku zbuluan pjesëtarë të policisë dhe të vrasësve që bartnin skalpe dhe flokë grash shqiptare të varura në hallkat e rripit. Me urdhër të kujt ishin ndalur te ura forcat tona çlirimtare? Kurrë nuk kam mundur të mësoj as saktësisht, por ky ishte një gabim i madh politik”, pjesë nga libri “Luftëtarët e Paqes”./arbresh.info/