Rrebeshi “ndal” Lazion e Strakoshës

Rrebeshi “ndal” Lazion e Strakoshës

Rreshjet e dendura të shiut në Romë kanë bërë që takimi mes Lazios dhe Udineses të mos luhet.

Pasi e shtyu fillimisht për 30 minuta dhe pastaj për 30 të tjera, përfundimisht arbitri Banti vendosi që ndeshja të mos luhej, pasi kushtet e stadiumit ‘Olimpico’ ishin të papërshtatëshme.

Lazio vinte në këtë takim pas 9 fitoresh mes kampionatit dhe Europa League-s, ndërsa duket se duhej ky rrebesh që t’i hiqte mundësinë e ‘notës 10’, bardhekaltërve.