Rrahmani: Politika është përzier edhe në spitale

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Imet Rrahmani, tha se politika e Kosovës është përzier edhe në sistemin e shëndetësisë.

Rrahmani: Politika është përzier edhe në spitale

Rrahmani tha se sistemi shëndetësor në Kosovë është problematik, pikërisht për faktin se nuk janë rregulluar punësimet në institucionet shëndetësore në përputhje me nevojat.

Ministri Rrahmani tha se Kosova ka numrin më të vogël të mjekëve në Evropë për kokë banori dhe njëkohësisht ka edhe profile të ndryshme të mjekëve që presin punësim.

“Kemi një numër të madh të specialistëve të papunë dhe kemi spitale që kanë mungesë të specialistëve të profileve të caktuara”, tha Rrahmani në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.