Rrahmani: Kosova edhe sikur të luante në Afrikë do të kishte fansa

Rrahmani: Kosova edhe sikur të luante në Afrikë do të kishte fansa

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës Amir Rrahmani ka dhënë një intervistë për gazetën botërore të sportit Goal, ku ka folur për ndeshjen në mes Finlandës dhe Kosovës.

22 vjeçari ka thënë se ende është në ethe që nga ndeshja e zhvilluar në Turku të Finlandës, ku barazuan dhe morë një pikë.

“Në stadium ishin 10 mijë njerëz, së paku gjysma e tyre ishin fansa tanë, dhe kjo është shumë normale sepse gjithandej ka shumë emigrantë nga Kosova nëpër botë dhe janë shumë të lidhur me skuadrën e tyre kombëtare. Më besoni, edhe nëse luajmë në Afrikë, do të kemi fansa”, deklaroi Rrahmani.

Ndërsa sa i përket ndeshjeve që duhet të luhen në vend, Rrahmani thotë se ato do të zhvillohen në Shqipëri, duke theksuar se atje është “pothuajse sikur në Kosovë”.

Amir Rrahamin luan për klubin kroat Lokomotiva Zagreb, i huazuar, Dinamo Zagrebi, për një sezon. /Insajderi.com