Rrahje në mes të dy stjuardesave, aeroplani bëri ulje urgjente

Rrahje në mes të dy stjuardesave, aeroplani bëri ulje urgjente

Piloti i fluturimit të kompanisë amerikane Delta Airlines nga Los Angeles në drejtim të Mineapolis është dashur të bëjë ulje urgjente, pas një përleshjeje që ka ndodhur brenda aeroplanit.

Por, jo për arsye të përleshjes së pasagjerëve, por, për arsye të një zënke që ka ndodhur mes dy stjuardesave femra, të cilat raportohet që kanë përdorur edhe grushtat, shkruajnë mediat e huaja, raporton Insajderi

Një grua pasagjere ka dashur të intervenojë për ta ndalur rrahjen, por pasi edhe ajo e pësoi duke u rrahur, piloti i aeroplanit u detyrua që të bëjë ulje emergjente në Salt Lake City.

Raportohet se menjëherë pas uljes së aeroplanit, të dyja këto pjesëtare të Delta Airlines janë larguar nga puna.

Delta Airlines më pastaj ka organizuar një fluturim të menjëhershëm dhe ka arritur në aeroportin e destinuar me 75 minuta vonesë./Insajderi

Delta Airlines