Rrahen në emision Frashër Krasniqi e Milaim Zeka

Rrahen në emision Frashër Krasniqi e Milaim Zeka

Në emisionin “Info Magazine” të Klan Kosovës, janë rrahur deputeti Frashër Krasniqi me deputetin Milaim Zeka, pas një fjalosje të gjatë aty.

Ata fillimisht janë fyer rendë me njëri tjetrin, ndërsa më pas Krasniqi ka gjuajtur me ujë Zeken. Ky i fundit i është përgjigjur Krasniqit në të njëjtën mënyrë.

Më pas Krasniqi është ngritur nga ulësja dhe e ka grushtuar Zeken.

Krejt kjo ka ndodhur live në një debat në Klan Kosova. Moderatori ka ndërprerë emisionin.