Roth: Serbia hyn në BE pas normalizimit të marrëdhënieve më Kosovën

Kur Serbia të bëhet anëtare ë Bashkimit Evropian, me Kosovën çështjet duhet të jenë shumë të qarta, ka thënë ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Michael Roth.

Roth: Serbia hyn në BE pas normalizimit të marrëdhënieve më Kosovën

Në një intervistë thënë gazetës serbe Blic, Michale Roth, ka thënë se para se marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbia para se të bëhet anëtare e BE-së, duhet “detyrimisht t’i normalizojë çështjet juridike”.

Këtë e ka thënë pas pyetjes se nëse Serbia është e detyruar ta njoh Kosovën para hyrjes në Bashkimin Evropian.

“Edhe Kosova e ka perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Nuk guxojmë të lejojmë importimin e konflikteve bilaterale. Normalizimi duhet të avancojë, sepse me të përmirësohet jeta e përditshme e qytetarëve serbë dhe e kosovarëve”, ka thënë Roth.

Roth ka shtuar se është i gatshëm për të hapur kapitujt që kanë të bëjnë me demokracinë dhe sundimin e ligjit dhe se planet e veprimit, të cilat janë një hap i rëndësishëm drejt BE-së./Insajderi.com