Rooney shpëton Unitedin nga humbja ndaj Stoke Cityt

Manchester United ka barazuar 1:1 me Stoke Cityn, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në 'Britannia Stadium' të qytetit Stoke.

Rooney shpëton Unitedin nga humbja ndaj Stoke Cityt

Pas barazimit 1:1 me Liverpooli, Manchester Unitedi ka marrë një tjetër barazim. Kësaj radhe ka barazuar 1:1 me Stoke City i Xherdan Shaqirit, i cili luajti për 73 minuta.

Dy golat u shënuan nga lojtarët e Unitedit. Mata shënoi autogol për ta kaluar Stoken në epërsi, derisa në minutat e fundit Rooney shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për t’ia siguruar një pikë “Djajve të Kuq”.

Pas këtij barazimi, Unitedi mbetet në pozitën e gjashtë me 41 pikë. /Insajderi.com