Rooney befason Unitedin, kalon te skuadra e Premierligës

Rooney befason Unitedin, kalon te skuadra e Premierligës

Wayne Rooney gjatë kësaj vere pritet të largohet nga Manchester United për t’u kthyer në Everton

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit në Old Trafford, për shkak se mund të largohet gjatë kësaj vere.

Përveç disa skuadrave kineze dhe atyre amerikane, për Rooneyn kanë shprehur interesim edhe skuadrat angleze.

Një nga to është skuadra e fëmijërisë, Everton, nga ku edhe kaloi në United, shkruan Mirror.

Trajneri i Evertonit, Ronald Koeman beson se Rooney ka ende shumë për të dhënë dhe do të ishte një përforcim i madh për skuadrën e tij.

Rooney këtë edicion në të gjitha garat për Unitedin është paraqitur në 38 ndeshje, ku ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar 10 asistime. /Express/