Rooney barazon rekordin e Alan Shearer

Rooney barazon rekordin e Alan Shearer

Wayne Rooney u bashkua me Alan Shearer, duke u bërë lojtari i dytë që shënon 200 gola në Premier League, me goditjen e tij kundër Manchester City. Ish-kapiteni i Manchester United e kaloi në epërsi Evertonin 1-0 në stadiumin “Etihad”, duke shënuar golin e tij të dytë që nga ribashkimi me “Toffees”.

Dhe, duke vepruar kështu, ai kaloi një moment historik, që vetëm Shearer para tij e ka arritur, që kur Premier League u lind në sezonin 1992-1993.

Rooney ka shënuar tashmë 200 gola, ndërsa Shearer mbetet njeriu që rrumbullakosi 260 gola për Blackburn dhe Newcastle United gjatë karrierës së tij të shkëlqyeshme.

Shearer përdori Twitter për të uruar Rooney, duke shkruar: “Është i vetmuar në këtë klub të Premier League 200. Mirë se erdhe dhe urime Wayne Rooney.”

Pas yllit të Evertonit është Andy Cole, me 187 gola, ndërsa Frank Lampard vjen në vendin e katërt, duke shënuar 177 herë. Jermain Defoe, me 158 gola, është i vetmi lojtar aktiv në “top 10”, ndërsa sulmuesi i Manchester City, Sergio Aguero, është kthyer në “top 15” në sajë të 123 golave ​​të tij për “qytetarët”.(telesport)