‘Ronaldon nuk e bëri yll Real Madridi’

‘Ronaldon nuk e bëri yll Real Madridi’

Michael Owen beson se meritat më të mëdha për këtë Cristiano Ronaldo i ka Manchester United

Cristiano Ronaldo është shndërruar në lojtar perfekt në Real Madrid, por Michael Owen beson se kjo ka ardhur falë Manchester Unitedit.

Ai tha se Ronaldo ishte jashtë kësaj bote para se të transferohej në Bernabeu, por në Real Madrid u zhvillua edhe më shumë, ku së bashku me Leo Messin e ka ngritur futbollin në një nivel tjetër.

“Ai ishte absolutisht në nivel tjetër edhe kur luante në United. Kështu që nuk mendoj se Real Madrid i merr meritat për formën e tij, sepse ai u rrit në United nga Ferguson, ndërsa në Real vazhdoi të bëjë progres”, tha Owen për mediat angleze.

“Ronaldo kishte disa sezone jashtë kësaj bote në United dhe pastaj nuk u ndal së përmirësuari. Ai dhe Messi e kanë ndritur futbollin në nivel tjetër që një kohë të gjatë dhe vazhdojnë të jenë në krye”.