Ronaldo thotë se nuk ka favorit mes Juves e Realit

Ronaldo thotë se nuk ka favorit mes Juves e Realit

Cristiano Ronaldo mendon se nuk ka favorit mes Juventus-it dhe Real Madrid-it, për finalen e Ligës së Kampioneve. “Los Blancos” u kualifikuan në finale të kompeticionit pasi mundën Atletico Madrid-in në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 4-2.

Tashmë djemtë e Zinedine Zidane do të përballen me Juventus-in e Massimiliano Allegri-t më 3 qershor në Kardif.

“Jam shumë i lumtur që do të luaj në finale të Champions-it. Ishte shumë e vështirë dhe ekipi e meritoi kualifikimin duke luajtur mirë. Ne ishim më të mirët”, u shpreh ai pas ndeshjes.

Për sa i takon 2 golave të pësuar në 16 minutat e para të pjesës së parë në gjysmëfinalen e kthimit në “Vicente Calderon” ai ka thënë “Ky është futbolli dhe ne e dinim se ata do ta nisnin mirë ndeshjen. Patën fatin të shënonin dy gola, por ne e dinim se na mjaftonte vetëm një për të mbyllur llogaritë. Ne kemi më shumë eksperiencë edhe pse ata luajtën mirë”, njofton telesport.

“Asgjë nuk ishte e lehtë, duhet të luftojmë deri në fund dhe skuadra është në formë. Finalja është 50-50. Kemi një grup të mirë dhe shumë të kompletuar, gjë të cilën e kemi treguar çdo javë. Por tashmë duhet fituar Liga e Kampioneve. Personalisht e kam treguar në çdo ndeshje kyçe se jam prezent ashtu si e gjithë skuadra. Jam i përgatitur për ta mbyllur mirë sezonin dhe të presim rezultatet”.