Ronaldo “sulmohet” në Qipro, tifozi u maskua si gazetar [Video]

Ronaldo “sulmohet” në Qipro, tifozi u maskua si gazetar [Video]

Real Madridi ka arritur në Qipro, ku do të përballet me APOEL-in në Ligën e Kampionëve, ndeshja e pestë kjo për Grupin H.

Katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, ka tifozë në mbarë botën dhe të shumtë janë ata që bëjnë gjëra të çmendura vetëm për të pasur rastin të fotografohen me yllin e Real Madridit.

Një tifozë në Qipro, kishte vendosur që të maskohet si gazetar dhe po bënte foto gjatë arritjes së ekipit të Realit në hotel.

Në momentin kur Ronaldo zbriti nga autobusi, ai u nis me shpejtësi drejt portugezit për të bërë foto.

Sigurimi reagoi dhe e largoi menjëherë.