Ronaldo po kalon një prej sezoneve më të dobëta në La Liga – e dëshmojnë statistikat

19.11.2017 23:18
Ronaldo po kalon një prej sezoneve më të dobëta në La Liga – e dëshmojnë statistikat

Cristiano Ronaldo po kalon një prej sezoneve më të dobëta me Real Madridin, dhe këtë e dëshmojnë edhe statistikat.

Ylli i Los Blancos, i cili realizoi 42 gola në 46 paraqitje edicionin e kaluar, u shpall lojtari më i mirë i vitit nga FIFA, në muajin tetor.

Por, forma e sezonit të kaluar e portugezit duket se e ka braktisur atë këtë sezon, me 32-vjeçarin i cili ka shënuar vetëm një gol, në tetë paraqitje në La Liga.

Kjo është forma më e dobët e Ronaldos sipas statistikave, që prej kur iu bashkua madrilenëve nga Manchester Unitedi në vitin 2009.

Por, statistikat negative nuk ndalen këtu.

Ronaldo është një prej gjashtë lojtarëve të La Ligas që nuk ka arritur të bëjë një ndërhyrje të vetme në kundërshtarin këtë sezon.

Për ta bërë këtë shifër edhe më negative, është se katër prej këtyre futbollistëve janë portierë, dhe i pesti nuk e ka startuar asnjë ndeshje të vetme.

Në mesjavë, Reali do të ndeshet me Apoel Nicosian në Ligën e Kampionëve, ku Ronaldo ka formë krejtësisht tjetër.

Në katër ndeshje deri tani të zhvilluara në Ligën e Kampionvëve, portugezi ka realizuar gjashtë gola, shifra krejtësisht ndryshe krahasuar me ato të La Ligas. /Insajderi.com