Ronaldo përfshihet në një tjetër skandal në Portugali

Ronaldo përfshihet në një tjetër skandal në Portugali

Qeveria Rajonale e Madeiras ka hasur shumë probleme në lidhje me riemërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Funchal me Cristiano Ronaldo.

Ky ka rezultuar një veprim pa konsultim paraprak publik, duke ka ngritur shumë dyshime te grupe të ndryshme të qytetarëve të ishujve portugezë, shkruan Telesport.

Rasti është bërë tashmë një skandal kombëtar. Ankesat dhe kërkesat kanë lëvizur në Kuvendin e Republikës, i cili e ka detyruar qeverinë të kërkojë disa raporte dhe shqyrtime ligjore për mënyrën e ndjekur në emërtimin e aeroportit të sipërcituar.

Kjo nuk është hera e parë që qytetarët ne grupe të Madeiras paralajmërojnë gjithëpranimin e Cristiano Ronaldos në jetën publike të Funchal. Aktualisht, CR7 ka në vendlindje një statujë bronzi, gati tri metra të lartë, që njeh meritat e sulmuesit të Real Madridit.

Qëllimi i Qeverisë Rajonale të Madeiras ishte për të përdorur kohën e pushimit të kampionateve për shkak të angazhimeve ndërkombëtare, që të siguronte praninë e Cristiano Ronaldos në ceremoninë e përurimit të aeroportit të Funchal.

Mirëpo, ky akt mbetet pezull, derisa Kuvendi të marrë në shqyrtim raportet ligjore të kësaj vendimmarrjeje.