Ronaldo: Nuk do ta vazhdoj kontratën me Real Madridin

02.11.2017 13:37
Ronaldo: Nuk do ta vazhdoj kontratën me Real Madridin

Cristiano Ronaldo ka thënë se nuk do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin.

Këto komente ylli portugez i ka bërë pas ndeshjes me Tottenhamin ku skuadra e tij hubmi 3-1.

Sulmuesi shënoi golin e vetëm për spanjollët në Wembley.

“Jam duke bërë mirë te Real Madridi. Kam dhe katër vite kontratë dhe nuk dua të rinovoj. Jam mirë”, ka thënë Ronaldo.