Ronaldo ndërron mendje

Ronaldo ndërron mendje

Cristiano Ronaldo është duke e ri-menduar vendimin e tij për t’u larguar nga Real Madridi këtë verë.

Pas përkrahjes publike të Florentino Perezit për lojtarin, duket se gjërat kanë ndryshuar.

Superylli i Realit mori përkrahjen e madhe nga Perezi në një intervistë për Onda Ceron, duke bërë që vet portugezi të ri-mendojë vendimin e tij të parevokueshëm për largim.

Fjalët e presidentit se ishte keqkuptim mes klubit dhe lojtarit dhe se ai do të ketë përkrahjen e klubit kanë bërë që hidhërimi i Ronaldos të tejkalojë.

Manchester United dhe Paris Saint-Germain raportohet se janë dy klubet që po e kërkojnë firmën e lojtarit.

Por, Florentino Perez as që dëshiron të dëgjojë për shitjen e Ronaldos dhe pritet që ta bindë atë të qëndrojë te klubi mbretëror.