Ronaldo: Motivimi im, të jem më i mirë se Messi dhe Neymar

Ronaldo: Motivimi im, të jem më i mirë se Messi dhe Neymar

Cristiano Ronaldo dëshiron që gjithmonë të jetë më i miri në lojën e futbollit. Futbollisti portugez ka thënë se motivimi i tij është të jetë më i mirë se disa futbollistë, si: Messi, Neymar, Higuain dhe Lewandowski.

Ai ka thënë se fokusi i tij është që të mbetet më i miri në lojën e futbollit edhe në vitet e ardhshme.

“Dua të konkurroj me më të mirët në botë, me Messin, me Neymarin, me Higuanin apo me Lewandowskin. Motivimi im është të jem më i mirë se ata. Tani dhe në të ardhmen”, ka thënë Ronaldo.

Futbollisti i Real Madridit ka thënë se konkurrimi me futbollistë si Messi apo Neymar i bën mirë atij.

“Kjo nuk është një luftë, por është e shëndetshme. E dini se krahasimet janë të mira dhe ne luftojmë që të jemi më të mirët”, ka deklaruar Ronaldo. /Insajderi.com