Ronaldo: Mbrojtja e Juves është e fortë por jo e përkryer

Ronaldo: Mbrojtja e Juves është e fortë por jo e përkryer

Pretendenti për futbollistin më të mirë të këtij viti Cristiano Ronaldo ka folur për finalin e Ligës së Kampionëve që do të zhvilloj kundër Juventusit.

Ronaldo, në një intervistë të gjatë për UEFA.com ka thënë mendon se mbrojtja e fortë e Juventusit mund të thyhet.

Reali do të përballet me Juventusin me 3 qershor në Cardiff, ku madrilenët kërkojnë të shkruajnë histori duke u bërë skuadra e vetme që fiton dy herë me radhë këtë trofe, derisa Juve kërkon ta kompletojë tripletën e famshme, që tashmë ka fituar Kupën e Italisë dhe Scudetton.

Ronaldo e ka pranuar se do ta kenë të vështirë përballë një mbrojtje të fortë siç është ajo e Juves, por ka thënë se çdo mbrojtja ka pika të dobëta, të cilat Reali do të mundohet t’i shfrytëzojë.

“Si ju duket Juventusi dhe si do t’ia dilni me një mbrojtje kaq të fortë me Bonucci, Barzagli e Chiellini? Ata janë ekip i shkëlqyer. Fituan Kupën e Italisë, titullin e Serie A dhe nuk kanë ardhur rastësisht në finale. Janë kundërshtar i papërshtatshëm dhe e dimë se do të jetë e vështirë”, ka thënë Ronaldo.

“Ata kanë mbrojtje të mirë, por mendoj se nuk ka rëndësi se sa e fortë është mbrojtja e tyre sepse gjithmonë ka pika të dobëta në çdo mbrojtje. Kështu që ne do të gjejmë këto pika të dobëta, t’i shfrytëzojmë hapësirat që na lë Juve dhe të mundohemi të jemi të saktë para portës që të shënojmë gola”, u shpreh më tej portugezi./Insajderi.com