Ronaldo lihet jashtë ekipit të Realit

Ronaldo lihet jashtë ekipit të Realit

Real Madrid do të luajë pa Cristiano Ronaldon në ndeshjen ndaj Leganes në Copa del Rey.

Reali do ta zhvillojë këtë të enjte çerekfinalen e parë në Copa Del Rey në udhëtim te Leganes, ku Zidane ka vendosur të luajë pa Ronaldon.

Portugezi nuk po kalon në formë të mirë me ekipin, ku në La Liga ka shënuar vetëm 4 gola në 18 xhiro, derisa është përfolur për një largim të tij nga “Santiago Bernabeu”.

Mungesa e fituesit të Topit të Artë në kupë tashm është shndërruar në zakon për teknikun francez.

Ronaldo në stërvitjen e fundit të Realit u ka thënë bashkëlojtarëve se kupa dhe Liga e Kampionëve janë prioritete për klubin. /Insajderi