Ronaldo konfrontohet me Zidanen, Perez largon francezin nga klubi? [Foto]

Ronaldo konfrontohet me Zidanen, Perez largon francezin nga klubi? [Foto]

Florentino Perez mund ta largoj Zinedine Zidanen nga Real Madridin, dhe fajtor për këtë mund të jetë ylli më i madh i ekipit, Cristiano Ronaldo.

Nuk ka pasur aspak atmosferë pozitive në zhveshtoret e Real Madridit pas barazimit pa gola në derbi me Atletico Madridin.

Sipas mediave spanjolle, menjëher pas ndeshjes Ronaldo ka shkuar drejt trajnerit Zinedine Zidane dhe ia ka kujtuar largimet e panevojshme të Moratas dhe Pepes që sipas tij kanë ndikuar drejtpërdrejt ne dobësimin e skuadrës.

Po ashtu, raportohet se në përkrahje të yllit portugez kanë dalur edhe Marco Asensio dhe Luca Modric duke krijuar një situatë mjaftë të tensionuar.

Gjithnjë sipas burimeve nga mediat spanjolle si Marca dhe Mundo Deportivo, duke parë këtë situatë presidenti Florentino Perez po e planifikon shkarkimin e trajnerit Zinediane Zidane dhe emri i parë i tij është trajneri aktual i Gjermanisë, Joachim Low.