Ronaldo: E dua “Topin e Artë”

Ronaldo: E dua “Topin e Artë”

Në një intervistë për “L’Equipe”, ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se derisa t’i var atletet do të tentojë të fitojë çdo çmim që ekziston si individual ashtu edhe ekipor dhe se mezi pret ta ketë në duar Topin e Artë.

Ronaldo është favorit ndaj Leo Messit për Topin e Artë për vitin 2017, pas sezonit fantastik me Realin ku fitoj Ligën e Kampionëve dhe La Ligan ndërsa theu rekord historik në Champions.

“Ambiciet? Derisa luaj, do të tentoj të fitoj gjithçka që mundem. Tani, ëndrra ime është Topi Artë, që do të jetë i pesti. Ndërsa vitin e ardhshëm do të tentoj për tjetrin”, tha Ronaldo.