Lamtumirë Liverpool...

20.11.2017 08:36

Ronaldo dhe Benzema, dyshja më e dobët në Evropë

20.11.2017 09:39
Ronaldo dhe Benzema, dyshja më e dobët në Evropë

Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema po kalojnë periudhën më të errët në karrierën e tyre.

Dyshja e Real Madridit, Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo kanë shënuar vetëm dy gola në 12 javët e para të këtij sezoni në La Liga, shkruan Marca.

98 skuadra nga pesë ligat e mëdha të Evropës kanë sulmues më të mirë në skuadrat e tyre, duke shënuar më shumë se sa dy gola në fillim të këtij sezoni.

E vetmja skuadër që ka sulmues më të dobët se sa Reali është skuadra italiane Benevento, e cila ka pësuar 13 humbje në 13 ndeshjet e para.

Ky rekord negativ i Ronaldos dhe Benzemas është më i dobëti edhe në histori të Real Madridit.

Për çudi, është pikërisht kjo dyshe që kishte shënuar më së shumti gola në 12 javët e para, pasi në sezonin 2014/15 kishin shënuar në këtë periudhë 27 gola së bashku. /Express/