Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madridi

Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madridi

Cristiano Ronaldo ka tronditur Real Madridin. Ylli portugez dëshiron të largohet nga Spanja

E përditshmja sportive portugeze, A Bola, ka publikuar një lajm bombastik për yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldon.

Sipas kësaj gazete, ish sulmuesi i Manchester Unitedit dëshiron të largohet nga Spanja, përcjell Gazeta Express.

Thuhet se Ronaldo është i indinjuar pas akuzave për evazion fiskal prej 14.5 milionë euro.

Sipas A Bola, Ronaldo tashmë i ka treguar edhe presidentit të klubit, Florentino Perez që dëshiron të largohet. Ndërsa Real Madrid do të marrë shumë oferta mbi 180 milionë euro për Cristiano Ronaldon.

Thuhet se për të janë të interesuara skuadrat e njohura si: Monaco, PSG dhe Manchester United.