Ronaldo bëhet baba për herë të katërt, fëmija i parë me të dashurën Georginan [Foto]

12.11.2017 21:40
Ronaldo bëhet baba për herë të katërt, fëmija i parë me të dashurën Georginan [Foto]

Cristiano Ronaldo është bërë baba për herë të katërt.

Ylli portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka pritur fëmijënf e parë me të dashurën e tij Georgina Rodriguez.

Pasi tre fëmijët e parë, Cristiano Ronaldo Junior dhe binjakët Eva e Mateo lindën përmes nënave surrogate, kësaj radhe Ronaldo ka pritur fëmijën e parë me të dashurën e tij.

Georgina ka lindur një vajzë, të quajtur Alana Martina, derisa lajmin e bëri të ditur vetë portugezi në rrjete sociale.

“Sapo erdhi në jetë Alana Martina! Geo dhe Alana që të dy janë për mrekulli! Të gjithë jemi shumë të lumtur!”, ka shkruar Ronaldo. /Insajderi