Ronaldinho pensionohet nga futbolli

Ronaldinho pensionohet nga futbolli

Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldino, zyrtarisht është pensionuar nga futbolli i luajtur.

Lajmin rreth pensionimit të ish-lojtarit të Barcelonës e bëri të ditur vëllai dhe njëherit agjenti i tij, Roberto Assis, përcjell Insajderi

“Ai është pensionuar nga futbolli, gjithçka ka marrë fund”, tha Assis për O Globo.

Sipas tij, Ronaldinho do të ketë lamtumirën pas Botërorit Rusia 2018, ndoshta në muajin gusht.

37-vjeçari nuk ka luajtur që nga viti 2015 në futbollin profesional, prej kohës kur u largua nga ekipi brazilian Fluminense.

Ronaldinho kishte fituar Kupën e Botës me Brazilin në vitin 2002, Topin e Artë në vitin 2005 dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2006 me Barcelonën. /Insajderi.com