Ronaldinho pensionohet nga futbolli vitin e ardhshëm

Ronaldinho pensionohet nga futbolli vitin e ardhshëm

Ish-lojtari i Brazilit, Barcelona-s dhe Milan-it, Ronaldinho, ka lajmëruar se do t’i japë fund shumë shpejt karrierës së tij si futbollist profesionist. 36-vjeçari është një nga lojtarët e pakët që ka fituar Champions League dhe Kupën Libertadores, pa harruar Kupën e Botës me Brazilin në 2002-in.

Por duke parë se nuk ka arritur të përshtatet tek asnjë ekip që nga largimi nga Atletico Mineiro në 2014-ën, ai beson se ka ardhur momenti të largohet. “Jam një plak tani, jam 36 vjeç”, ka thënë ai para gazetarëve në një konferencë për shtyp të organizuar në Neë York.

Nuk jam më 26 dhe po mendoj t’i jap fund. Plani është të luaj edhe një vit tjetër”. Dinho ka folur edhe për atë që mund të bëjë në të ardhmen, duke zbuluar se mund të ndërmarrë një karrierë në botën e muzikës.

“Kam shumë projekte, që kanë lidhje me muzikën dhe futbollin që, siç e dini, janë dy pasionet e mia”, ka thënë ai. “Po mendoj të merrem me gjëra të reja që më kanë pëlqyer gjithmonë dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Ronaldinho.