Romët në Plemetin rrahin policët e Kosovës

Romët në Plemetin rrahin policët e Kosovës

Në fshatin Plemetin të Obiliqit dje ka pasur një sulm ndaj personave zyrtarë.

Raportohet se dy të dyshuar meshkuj rom kanë sulmuar fizikisht dy zyrtar policor, të cilët ishin në kryerje të detyrës.

“Njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime të lehta  trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Bëhet e ditur se të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.