Roma me një këmbë në fazën tjetër

16.02.2017 23:32
Roma me një këmbë në fazën tjetër

Tre gola nga Edin Dzeko dhe një i Emerson i kanë dhënë fitoren Romës në takimin e parë ndaj Villarrealit në kuadër të Evropa Ligës.

Italianët ishin më të mirë në çdo aspekt në këtë ndeshje, duke treguar gjithashtu efikasitet të lartë para portës së Villarrealit.

Emerson shënoi një supergol në minutën e 32.

Kurse në pjesën e dytë sulmuesi boshnjak Edin Dzeko që shkëlqeu duke shënuar tre gola.

Me këtë fitore Roma është shumë afër në fazën tjetër të Evropa Ligës.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet me 22 shkurtë në Spanjë./Insajderi.com