Roma e dobët për Torinon

25.09.2016 14:24

Skuadra e Romës është mposhtur 3-1 nga Torino në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Serisë A italiane.

Roma e dobët për Torinon

Golat për Torinon u shënuan nga ish-futbollisti i Romës, Iago Falque, i cili realizoi dy herë dhe një gol tjetër e realizoi sulmuesi italian, Andrea Belotti. Për Romën golin e vetëm në këtë takim e shënoi Diego Perotti.

Për Torinon nuk është paraqitur mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, i cili vuan nga një lëndim prej rreth 1 muaji. /Insajderi.com