Chris Rock: Në Oscars ka racizëm

Chris Rock: Në Oscars ka racizëm

Aktori i njohur Chris Rock, që për herë të dytë udhëhoqi ceremoninë e Oscar-it, shfrytëzoi pjesën më të madhe të kohë së tij duke kritikuar këtë ngjarje për mungesë diversiteti.

“Leonardo Dicaprio mere vëmendje të madhe çdo vit.  Ne dëshirojmë që edhe aktorët me ngjyrë të kenë mundësi të njëjta”, ka thënë ai.

Ai po ashtu foli edhe për idenë që të bojkotoj Oscar-in duke thënë se “e kam menduar këtë shumë gjatë, por e kam kuptuar se kjo ceremoni do të mbahet gjithsesi,” ka thënë ai.

Rreth 300 persona, shumica e tyre me ngjyrë, kanë protestuar jashtë arenës ku po mbahej ndarja e çmimeve Oscar rreth pjesëmarrjes së ulët të aktorëve më ngjyrë në këtë garë./Insajderi