“Robt po lypshe me ti q*” – Kandidati për kryetar të Ferizajt sulmon asamblistin në foltore

“Robt po lypshe me ti q*” – Kandidati për kryetar të Ferizajt sulmon asamblistin në foltore

Miratimi i Planit Zhvillimor Komunal në Asamblenë e Komunës së Ferizajt ka eskaluar ne sharje dhe dhunë fizike.

Ka qenë pikërisht Bashkim Fazliu nga Nisma Qytetare për Ferizaj, që kandidon për kryetar të Ferizajt.

Ai ishte kundër këtij plani por situata eskaloi kur në foltore doli anëtari i LDK-së, Ramadan Baliu. Ai kritikoi Bashkim Fazliun për bashkëshorten e tij të cilën po e lejon të jetë pjesë e një ekzekutivit, raporton Insajderi.

“Unë kurrë nuk e kisha lon anëtarin tem të familjes me një Qeveri lokale të korruptive dhe mafioze”, tha Baliu.

“Robt po lypshe me ti q*”, dëgjohet Fazliu teksa i drejtohet asamblistit të LDK-së që ishte duke folur.

“A je normal se cka po fol”, vazhdon të replikoj Fazliu teksa në një moment zgjohet dhe niset drejt foltores.

“Kujna je tu i thon që ka vjedhë”, vazhdon ai teksa situata për pak sa nuk eskalon në dhunë fizike.

Televizioni lokal i Ferizajt “Tema” nuk e ka lënë të shikohet se çfarë ka ndodhur më pas, ani pse ka realizuar një storje 8 minuta të gjatë./Insajderi.com