Roboti që vrapon dhe kapërcen pengesat si njeriu (Video)

13.05.2018 14:21
Roboti që vrapon dhe kapërcen pengesat si njeriu (Video)

U deshën tri vjet që ta krijonin dhe tashmë arritën rezultatet që kërkonin. Inxhinierët e kompanisë “Boston Dynamics” kanë arritur të krijojnë robotin që mund të vrapojë dhe të kërcejë si një njeri.

Ai quhet Atlas dhe mund të imitoj lëvizjet e një njeriu pa ndonjë problem. Madje ai mund të kaloj pengesat që i dalin përpara kur është në natyrë duke vrapuar.

Tre vite më parë Boston Dynamics kishin arritur ta krijojnë një robot që vrapon me ndihmën e një makinerie përcjellëse, ndërsa tani kanë krijuar robotin me pamje të njeriut që vrapon dhe fal sensorëve të avancuar detekton pengesat që i dalin përpara, shkruan “The Guardian”.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq Atlasin duke vrapuar që sipas krijuesve të tij e kanë përshkruar si ushtrime mëngjesi. Ai madje me raste mund të vrapojë edhe me shpejtësi të madhe, ndërsa lëvizjet e tij janë shumë të ngjashme me ato të njeriut.