Robert De Niro në rolin e hajdutit më të madh në Wall Street

Robert De Niro në rolin e hajdutit më të madh në Wall Street

Pas publikimit të lajmit se Robert De Niro do të ribashkohet me Martin Scorsese për filmin mbi sagën e mafisë irlandeze që do të realizohet në vitin 2019, këtyre ditëve u publikua tralieri për filmin TV të HBO që do ta ketë premierën më 21 maj me emrin “Wizard of Lies”.

Në këtë film televiziv, Robert De Niro portretizon rolin e Bernie Madoff, njeriu i cili duke shfrytëzuar besimin e investitorëve për 16 vite, me anë të skemës së investimeve piramidale të njohur si skema’Ponzi’, vodhi mbi 5 miliard dollar, duke hyrë në histori si “hajduti më i madh në historinë e njerëzimit”. Pas 16 viteve, Madoff u arrestua dhe u dënua me 25 vite burg.

Përkrah Robert De Niros, në rolin kryesor paraqitet Michelle Pfeiffer e cila luan rolin e gruas së Madoff.