Rita Zeqiri eliminohet nga Rio 2016

Rita Zeqiri eliminohet nga Rio 2016

Olimpistja tjetër kosovare, notarja Rita Zeqiri është eliminuar nga Lojërat Olimpike “Rio 2016” pasi ka përfunduar e fundit në kualifikimet për disiplinën e notit, 100 metra shpinë.

Notarja kosovare përfundoi e fundit nga tre garuese në tërësi, me një kohë prej 1:12 sekonda, derisa kishte dy sfidueset e saj e përfunduan garën në 1:08 sekonda.

Zeqiri është olimpistja e tretë kosovare që eliminohet nga olimpiada pas çiklistit Qëndrim Guri dhe shenjëtares Urata Rama. /Insajderi.com