Rita tregon për përvojën e saj si refugjate nga Kosova [video]

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, në kuadër të një fushate për ndihmë të refugjatëve në mbarë botën, ka rrëfyer eksperiencën e saj dhe të familjes si refugjatë të ikur nga Kosova.

Rita tregon për përvojën e saj si refugjate nga Kosova [video]

Në videon e shpërndarë në YouTube, Rita tregon se kur ishte njëvjeçare, ajo dhe familja e saj u larguan nga Prishtina në prag të luftës dhe shkuan në Britani të Madhe.

Ajo tregon se si prindërit e saj kanë punuar dhe familja e saj tashmë ka biznese. “Unë jam refugjate”, thotë me krenari Rita, transmeton Zëri.

 Rita kurrë nuk e ka mohuar eksperiencën e saj dhe shumë shpesh nëpër emisione të ndryshme ka rrëfyer se si nga situata e papërshtatshme në Kosovë ata janë detyruar të ikin jashtë vendit.
[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/EuDtX7-X5iY”]