Rita publikon klipin e këngës “Your Song”

Rita publikon klipin e këngës “Your Song”

Këngëtarja me prejardhje kosovare, Rita Ora javë më parë kishte publikuar këngën “Your Song”, ndërsa sot ajo ka sjellë edhe videoklipin e kësaj kënge.

Përmes një postimi në Facebook, Ora ka falënderuar për bashkëpunimin këngëtarin Ed Sheeren dhe Michael Haussmanin.

“Your Song” ka marr afër 11 milionë klikime brenda tre javësh pasi u publikua në YouTube.