Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka qenë mbrëmë e pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “iHeart Radio Awards”.
Mirëpo paraqitja e Rita Orës nuk ishte si herëve tjera, ajo dukej shumë thjeshtë, me një palë xhinse dhe këmishë, me shumë stil.
Pjesë e eventit ishte edhe Bebe Rexha, ku bashkë me Ritën kanë ndarë çmimin e parë, kurse dukeshin për mrekulli.
“For You” titullohet projekti i fundit nga Rita, këngë të cilën e solli në duet me Liam Payne.