Rita Ora rrëfehet për emocionet e saj

Rita Ora rrëfehet për emocionet e saj

Rita Ora është rrëfyer për ndjenjat e saj, duke thënë se e kënaq jashtëzakonisht fakti që sot ka mjaft shqiptarë të suksesshëm në botë.

“Unë kam kënduar para shumë politikanëve dhe njerëzve me peshë në botë, dhe nuk e kam kuptuar rëndësinë e punës. Tani jam e kënaqur që shoh edhe shqiptare të tjera që po kanë sukses në fushën e muzikës, si Dua Lipa, Bebe Rexha dhe të tjera”, është shprehur Ora.

Ora ka thënë se ndjehet shumë e lumtur që është në Kosovë.

“Unë jam shumë e lumtur që tani jam në Kosovë, dhe gjithmonë kam besuar se vendi ynë edhe pse është vend i vogël do të ketë suksese të mëdha”, ka thënë Ora.

Ora ka thënë se shumë krenare me rrugëtimin, në për të cilin ka kaluar që ka zgjedhur.

“Unë u bëra këngëtare dhe jam shumë krenare dhe gjithmonë e kam përmendur se ku kam lindur në vende të ndryshme të botës”,ka përfunduar ajo. /Insajderi.com