Rita Ora publikon këngën e shumëpritur “Your Song”

Rita Ora publikon këngën e shumëpritur “Your Song”

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, pas dy vitesh jo aktive në skenën e muzikës duke mos publikuar këngë, këtë të premte më në fund lansoi këngën e saj më të re “Your Song”.

Ora ka publikuar disa pjesë të këngës në rrjetin social Instagram duke ia bashkangjitur edhe linkun përcjellës për të dëgjuar këngën.

“Your Song”, e publikuar edhe në Youtube, nuk është lansuar me videospot por vetëm me tekstin e këngës i cili shfaqet me foton e këngëtares në sfond.

Rita Ora këngën e ka shkruar së bashku me mikun e saj të mirë, yllin Ed Sheeran, me të cilin ka thënë që i pëlqen shumë të punojë.

Ndërsa për këngën këngëtarja thotë që është gjithçka çfarë ajo ka dashur të shprehë.

“Your Song ka gjithçka çka unë kam dashur të shpreh: është një këngë me plot pozitivistet dhe në lidhje me të ndjerit në majë të botës, sikurse gjithçka do të jetë në rregull dhe kjo është ku jeta ime është momentalisht”, është shprehur Rita.

Kënga e fundit nga Rita Ora, “Body on me”, ishte një bashkëpunim shumë i suksesshën me Chris Brown dhe ishte lansuar në vitin 2015. /Insajderi.com