Rita Ora pjesë e projektit për viktimat në Londër

Rita Ora pjesë e projektit për viktimat në Londër

Artistët më të njohur në botë janë bashkuar për të krijuar një këngë për të gjithë të prekurit e ngjarjes tragjike në Londër që la të vdekur 78 persona.

Më shumë se 50 yje të skenës botërore janë bërë pjesë e këngës ‘Bridge Over Troubled Water,’ nga e cila do vijnë shumë të ardhura për të mbështetur familjet dhe të mbijetuarit.

Pjesë e këtij projekti është edhe këngëtarja me prejardhje kosovare, Rita Ora. Ajo është ftuar nga nga ideatori i kësaj kënge, Simon Cowell.

Që në orët e para të publikimit ka arritur të marrë vendin e parë në ‘iTunes’.

Javën që lamë pas një banesë në Londër ishte kapluar nga flakët, në orët e para të mëngjesit.

Në këtë ndërtesë, kishte jetuar edhe Rita Ora kur kishte ardhur në Britani të Madhe si refugjate. /Insajderi.com