Rita Ora na njofton me tatuazhet e reja

Rita Ora na njofton me tatuazhet e reja

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora ka njoftuar fansat e saj se në trupin e saj ka bërë edhe dy tatuazhe të reja.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Rita Ora, ka postuar disa foto gjatë bërjes së tatuazhit dhe pas përfundimit të tyre.

Ajo ka bërë tatuazh dy zogj të mbyllur në kafaz dhe tjetrin me tre vija dhe pika,

Tatuazhin me dy zogj të mbyllur në kafaz e ka bërë në dorën e djathtë, ndërsa tatuazhin tjetër me tre vija dhe pika e ka bërë në veshin e majtë.

“2 zogj në një kafaz. Më pëlqen ideja për të gjetur një dashuri të vërtetë, kushdo apo çfarëdo qoftë ajo dhe për ta mbajtur atë të sigurt”, ka shkruar Rita në Instagram. /Insajderi.com