Rita Ora ka konfirmuar se në albumin e saj të radhës “Phoenix” do të paraqit një reper shumë i madh.
Deri më tani ajo ka pasur bashkëpunime më shumë artistë, duke përfshirë Calvin Harrisin, Liam Payne, e Avicii, transmeton Koha.net.
Megjithatë, këngëtares së hitit “Anyëhere” mund t’i ketë shpëtuar emri i reperit me të cilin do të bashkëpunojë, e s’është askush më pak se “Rap God”, Eminem, raporton Capital FM.
Në studion e Capital Fm ajo ka folur për albumin e saj të dytë që publikohet më 23 nëntor.
Kur u pyet se me kë ka bashkëpunuar ajo ka thënë se, “është një reper shumë i madh”, për momentalisht s’mund ta konfirmojë derisa të përfundojë gjithçka.
E moderatorët e studios e pyetën se a është reperi që së fundmi ka publikuar albumin, ajo deklaroi se s’do të përgjigjet, megjithatë theksoi se albumi i tij po ec shumë mirë.