Rita Ora: Femrat në Kosovë nuk kanë liri për tu shprehur

21.09.2016 19:06

“Jam ndoshta nga të paktat artiste nga Kosova të cilat janë të suksesshme. Femrat atje nuk e kanë lirinë për t’u shprehur, në kuptimin pa u gjykuar, pa frikën e ndëshkimit dhe zëri i tyre nuk dëgjohet. Kam takuar vajza nga 10 deri në 30-vjeç dhe jam duke punuar me UNICEF për të krijuar një platformë ku këto femra mund të shprehin veten”, zbuloi ajo.

Rita Ora: Femrat në Kosovë nuk kanë liri për tu shprehur

U largua nga Kosova kur ishte vetëm 1-vjeç, ndërsa shumë vite më vonë do të bëhej Ambasadore Nderi e vendlindjes së saj. Për Rita Orën, ky titull është një nder të cilin duhet ta meritojë.

Në një intervistë të fundit me “Vanity Fair”, ku ajo pati një rrëfim të gjatë për jetën dhe karrierën, bukuroshja tregoi se është duke punuar me UNICEF për një projekt ku në fokus janë femrat kosovare.

“Jam ndoshta nga të paktat artiste nga Kosova të cilat janë të suksesshme. Femrat atje nuk e kanë lirinë për t’u shprehur, në kuptimin pa u gjykuar, pa frikën e ndëshkimit dhe zëri i tyre nuk dëgjohet. Kam takuar vajza nga 10 deri në 30-vjeç dhe jam duke punuar me UNICEF për të krijuar një platformë ku këto femra mund të shprehin veten”, zbuloi ajo.

Rita nuk është vetëm një këngëtare. Tashmë ajo ka lënë gjurmë edhe në fushën e modës me një linjë veshjesh, në kinema duke aktruar në disa filma, si pjesë e jurisë në spektaklet e talenteve si “The Voice” apo “X Factor” dhe tani në “America’s Next Top Model”.

Pavarësisht këtyre angazhimeve të shumta, Ora i premton besnikëri, asaj që ajo e quan dashuri të parë, muzikës.

“Motra ime, Elena, dhe unë ngritëm një markë, dhe pavarësisht se pjesa e muzikës është e vështirë, ne nuk ndaluam dhe u bëmë profesioniste në të tjera gjëra. Por, muzika është dashuria ime e parë, është arsyeja pse jam këtu ku jam sot”, u shpreh Ora.