Rita Ora: Dua të martohem

Rita Ora: Dua të martohem

Rita Ora duket se ka vendosur që t’i jep fund së qeni e vetmuar dhe pa të dashur.

Kështu së paku ka pohuar këngëtarja shqiptare për mediat australiane, e cila së fundi ka marrë një çmim në këtë vend.

Ajo ka shprehur dëshirën që të martohet dhe të krijojë një familje sa më shpejt të jetë e mundur.

“Dua që të kem fëmijë dhe dua që të martohem, dua që t’i bëj të gjitha këto”, tha Rita duke hedhur poshtë pretendimet se nuk është në lidhje.

Bukuroshja gjithashtu ka treguar se i ka ngrirë vezët dhe se kurdo që vendos të ketë fëmijë, procesi të mos jetë i vështirë.

Kujtojmë se Rita kohë më parë ishte në lidhje me DJ Calvin Harris në vitin 2014 ndërsa emri i saj u lakua për një lidhje të mundshme me Ronnie Woods.

Ndryshe, Rita është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme.